Dashuroj një burrë të martuar dhe pastaj me trathtoi me tjera

Jam një vajzë që kisha nevojë për një punë. Me ndihmën e disa familjarëve shkova tek një biznesmen i njohur. 

Më ndihmoi shumë, ishte njeri i mirë dhe kishte një jetë pak a shumë si timen, vetëm me një ndryshim: ishte i martuar. Duke komunikuar vazhdimisht bashkë, ramë në dashuri. Besoj takimi me të nuk ishte rastësi, sepse unë kurrë më parë nuk kisha dëgjuar për të, por e doja dhe më donte shumë. Më kishte treguar se kishte probleme familjare dhe më thoshte se gruan nuk e donte më, ka 4 vjet që jeton kot, por familja e detyron me dhunë ta mbajë dhe gruaja nuk i hiqet qafe. 

I besova fjalëve të tij, por kaluan kohë dhe lidhja jonë u bë gati publike, aq sa unë u detyrova të largohesha nga puna. Gjithë kohën më premtonte se do të bëhesha gruaja e tij dhe unë i besoja normalisht sepse e doja dhe isha e gatshme të bëja çdo sakrificë, edhe pse vazhdimisht i kam kërkuar edhe të ndahemi, që të mos jem unë problemi në mes, por gjithmonë ai më thoshte se po ta donte gruan, nuk do më luste mua kaq shumë. 

U binda sërish nga fjalët dhe pas 7 muajsh lidhje, papritmas tek ky njeri më shfaqet diçka tjetër. Në FB e tij shoh bisedën me një femër tjetër dhe më pas me mua. Nuk po i besoja syve për atë që pashë në atë moment dhe vendosa t’i jap fund gjithçkaje, edhe pse me zemër nuk mundesha sepse e doja shumë. Kaluan 4 ditë që nuk folëm bashkë dhe pas 4 ditëve pashë që kishte hyrë në biseda me dhjetëra femra. 

Nuk po e njihja më dhe si arsyetim më tha se largësia dhe keqkuptimet ndonjëherë e bënin të shkruante me femra, megjithatë vetëm mua më donte, nuk më kishte tradhtuar. Edhe pse kishte një grua më dirigjonte jetën në çdo hap, ishte mjaft i informuar rreth jetës sime. Patëm një takim vetëm 30 minuta tani në qershor që bëmë një vit lidhje, por nuk jemi bashkë. 

2 javë pas 1-vjetorit tonë, gjithçka filloi ndryshe. Më braktisi në heshtje duke më thënë se po i pëlqen dikush tjetër. Unë e kuptova i uroj fat, sepse e dua me shpirt, por ajo që më tronditi më shumë është që për një vit nuk kishte një foto me gruan, tani i shfaq gjithkund. Jeta m’u shkatërrua, lashë dhe humba gjithçka për të. Kishte takuar familjarët e mi dhe kudo thoshte se më donte: “Ty të dua më shumë se gjithçka në këtë botë, ti ke qenë gjëja më me vlerë e jetës time, por kështu paska qenë. 

Unë s’mund të ndahem, edhe pse nuk e dua gruan, do ta tradhtoj me gjithkënd, ndërsa ti do jesh gjithmonë ëndrra ime.” – më ka thënë. Tani jam në shtëpi dhe qaj pa fund. Ai nuk bëhet më i gjallë, as unë nuk i shkruaj. Do ta harroj, por s’më hiqet nga mendja. Lus që ata që janë sprovuar në kësi rastesh të më japin një mendim si të veproj në këtë lidhje, sepse në fund kuptova që s’i duhet besuar askujt. 

Unë nuk besoj që ai do më shkruajë ndonjëherë, sepse shpërndan çdo foto me gruan, por nëse më shkruan, gjithmonë kam qenë e dobët, e i jam përgjigjur. Tani ç’të bëj? S’kam forcë të dua dikë tjetër. Më duket se do çmendem, jam në hall të madh.

Comments