Nga nesër ska as kafe me vete

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia,  ka njoftuar se  në kuadër të masave të reja të ndërmarra në luftën kundër coronavirusit, që nga dita e nesërme, nuk do të lejohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe jashtë për tu marrë me vete, transmeton IndeksOnline.

Ai ka ftuar mes tjerash qytetarët që të qëndrojnë në  shtëpi, në mënyrë që mundi dhe përpjekjet e personelit mjekësor, i ushtarëve të FSK-së dhe i të gjithë atyre që po angazhohen  të mos shkojnë huq. Ndërsa pak më herët është marrë vendim që nga nesër të mbyllen të gjitha parqet nëpër Kosovë.

Po ashtu ai ka shkruar se obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër. /IndeksOnline

Comments